Shefja e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico është shprehur për një rritje të numrit të infeksioneve si rrjedhojë e grumbullimit të një numri shumë të madh tifozash në ndeshjen e djeshme Shqipëri-Poloni.
Ajo tha se “për masa që nuk respektohen” do të ketë rritje të shtrimeve në spital dhe humbjeve të jetëve në vazhdim.
Zonja Fico flet për masa që nuk respektohen, por vetë presidenti Armand Duka, i pyetur në lidhje me këtë tejmbushje të stadiumit, deklaroi se është marrë leje nga qeveria sa i përket kapacitetit, në një kohë që Ministria e Shëndetësisë lejonte vetëm 30%. Kujt i kërkon llogari Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, kur vetë qeveria ka dhënë leje specilae për prani të tifoyëve në stadium.
Fjala e Plotë e Albana Fico
“Rritja vjen për masa që nuk respektohen. Për faktin se shkohet te Arena me 22 mijë tifozë. Pritet nesër çudia historike? Jo. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që humbin jetën me ato numra që i kemi shpjegur disa herë me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen, çdo njeri është nëna, babai, motra dhe vëllai i dikujt tjetër”, u shpreh Fico.
kumtari.al