Rama takon Henry Kissinger, ish-diplomatin e famshëm Amerikan dhe botëror.

Kissinger ka qenë sekretar shteti, dhe mbetet një nga studiuesit më të njohur për çështjet globale dhe sigurinë në botë

Henri Kisingeri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe më pas, për njëzet vjet, dha leksione për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit.

Ai shërbeu si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe pastaj Sekretar i Shtetit në kohën e Riçard Niksonit dhe Xherald Fordit, si dhe ka këshilluar mbi politikën e jashtme shumë presidentë të tjerë amerikanë.

Në vitin 1973, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqen dhe mes të tjerash edhe Medalja Presidenciale e Lirisë dhe Medalja e Lirisë.

Ai është autor i shumë librave dhe artikujve mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë, ndërsa aktualisht është Kryetar i Kissinger Associates, Inc., një firmë konsultimi ndërkombëtare.

Lajmin e bën të ditur vetë Kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook: “FotoALBUM nga disa takime në Nju Jork, ku pata privilegjin e një bisede miqësore me legjendën e politikës së jashtme amerikane, Henry Kissinger”🙏

Read Previous

Milan përmbyt Venecian

Read Next

A mos po na e merr NATO liderin?