Milan përmbyt Venecian

Skuadra e  Milanit ka kaluar me lehtësi skuadrën e Venecias dhe vazhdon të qëndrojë më krye të tabelës së bashku me kushurinjtë e Interit.

Kuqezinjtë mposhtën pastër 2-0 Venecian në San Siro duke mos e provuar ende shijen e humbjes në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Milani u pa dominante që në start të pjesës së dytë. Brahim Diaz kaloi kuqezinjtë në avantazh pas një superaksioni nga krahu i majtë i Teo Hernandez.

Do të ishte sërish Hernandez në minutën e 82-të, këtë herë si finalizues, duke vulosur shifrat në 2-0 . Një fitore e pastër për Milanin që e shikon vetën në vendin e parë të Serisë A së bashku me Interin në kuotën e 13 pikëve.

Read Previous

Rama takon Erdogan

Read Next

Rama takon Henry Kissinger, ish-diplomatin e famshëm Amerikan dhe botëror.