A mos po na e merr NATO liderin?

Prej kohësh po flitet nëpër koridoret e Tiranës se Rama synon postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Me propizim të Turqisë dhe mbështetje të fortë të lobeve në SHBA dhe vetë Departamentit të Shtetit më pas. 

Kjo tezë është hedhur për herë të parë nga botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikollë Lesi.

Deri tani kjo është trajtuar si një shashkë mediatike, por nëse shohim lëvizjet e fundit të Ramës, takimet me Kissinger, diplomatë e krerë tjerë shtetesh gjatë pjesëmarrjes në Asamblenëne e Përgjithshme të OKB-s në Nju Jork, duket sikur ai tashmë ka dalë nga korridoret e Tiranës dhe por prezantohet e po lobon nëpër koridoret ku merren vendimet e mëdhaja.

Ky është thjesht një lexim “më-the-të-thashë”, po që nuk është çudi të jetë edhe i vertetë, duke njohur ambicien e pa fre të kryeministrit tonë.

Read Previous

Rama takon Henry Kissinger, ish-diplomatin e famshëm Amerikan dhe botëror.

Read Next

Katedralja Notre Dame, gati për t’u rindërtuar.