Rama prej javësh me qese plehrash në fcb! E ka ditur?

Është interesante aksioni i pastrimit të Shqipërisë këtë vit.

Kryeministri Rama, aksionin për pastrimin e Shqipërisë e ka bërë një ditë apo një javë në vit.

Shqiptarët nuk janë bërë më ndotës sivjet.

Aksioni zhvillohej në pranverë, ose vjeshtë vitet e kaluara.

Përveç këtij viti, po shkon mesi i dimrit dhe në Facebook-un e Kryeministrit ka thuajse çdo ditë nga një postim nga aksioni i pastrimit në qytete të ndryshme të vendit.

E nisi në Vlorë, doli në Pukë, Elbasan, Fier, Durrës…

Çdo ditë postime pastrimi?!

Duket si strategji për të fiksuar në mendjen e njerëzve se këtu na mbulojnë plehrat dhe s’kishte rrugë tjetër veçse incineratorët.

Mos vallë e ka ditur edhe skemën?

Se tani nuk është pranverë, apo fillim vjeshte ku njerëzit dalin nëpër piknike dhe hedhin mbeturina andej -këndej, që u rri me qese gati mbrapa KM, të papërgjegjëshmit hidh, ky mblidh. ©kumtari.al

Read Previous

Fuga: Integrimi i Shqipërisë në BE, -Ndofta 50 vjet, ndofta asnjëherë!

Read Next

Arben Imami: Basha mediokër…