Arben Imami: Basha mediokër…

Anëtari i Partisë Demokratike, Arben Imami, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews ku po diskutohet për situatën në PD.

Ai tha se Basha është një mediokër në politikë dhe se rikthimi i Berishës ngjalli shpresën.

“Zoti Basha nuk është më kryetar i PD.

Roli i Berishës bë PD është i pamatshëm. Kjo ka qenë arsyeja që i kam kërkuar  publikisht në 2018 ta marrë sërish PD. 

I vetmi njeri që mund ta rrëzojë Bashën është Sali Berisha.

Kongresi ka qene impresiv, për nga organizmi, cilësia, mbështetja. Zhvilimet më duken pozitive.

Pse e ka Berisha këtë mbështetje në këtë moment?

Një, duke qenë lider historik me arritjet e tij, është padyshim personaliteti numër një.

E dyta, nëse do kishte qenë një lider pas tij serioz do kishte suksese, por Basha është një medioker në politikë.

Njerëzit kanë shpresë, Berisha e ngjalli shpresën dhe jo vetëm në PD, por njerëzit janë të mbingopur me Edi Ramën dhe e shohin si shpresë nëse PD do të ringrihet”, tha ai.

Read Previous

Rama prej javësh me qese plehrash në fcb! E ka ditur?

Read Next

I përfshirë në çështjen ‘habilja”/ Gjergji Kohila është vetëdorëzuar sot në polici.