Fuga: Integrimi i Shqipërisë në BE, -Ndofta 50 vjet, ndofta asnjëherë!

Z. Fuga, në këndvështrimin tuaj, a do të arrijë ndonjëherë Shqipëria të integrohet strukturalisht në Evropë? Kur mund të ndodhë kjo?

 Prof. Fuga: Ku e di unë?

Unë nuk u jap përgjigje pyetjeve të tilla që nuk kam si ta di.

Ndofta 50 vjet, ndofta asnjëherë!

Por jo më parë sesa gjysmës të shekullit! Unë di një gjë.

Klasa politike, biznesmenët e mëdhenj, grupe të korruptuara, media të caktuara, diplomatë të ndryshëm, qeveritarë, nuk duan integrimin e vendit në Europë.

Sondazhet që ka delegacioni europian për këtë çështje janë krejt të pavërteta dhe jo profesionale.

Të më japin mundësi të drejtoj një sondazh dhe do t’a nxjerr fotografinë si duhet.

Atëhere do të shohin se kush është e vërteta. Populli mbase e dëshiron? Intelektualët gjithashtu!

Unë vetë jam proevropian!

Por drejtuesit e shoqërisë aspak. Imagjino burokratët e zyrave, drejtuesit e niveleve të ndryshme!

Lëre se çfarë thonë, shih se çfarë bëjnë!

Sa herë afrohet integrimi, aq herë ndodh një krizë?

Kujtoni ju se nuk kanë lidhje?

-Intervista e plotë dhënë për Kumtari: 👇

https://www.kumtari.al/interviste-ekskluzive-prof-artan-fuga-jemi-popull-i-vogel-i-duruar-adhurojme-te-fortin-inferiore-ndaj-te-huajve/

Read Previous

Fuga: Mediat sociale, -si vetura, varet kush i jep.

Read Next

Rama prej javësh me qese plehrash në fcb! E ka ditur?