Rama i kërkoi të hetonte Berishën/ Reagon për herë të parë kreu i SPAK

Kreu i SPAK Arben Kraja ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një deklaratë për gazetarët, Kraja u shpreh se në lidhje me ato që është shprehur Rama, nuk ka asnjë koment, ndërsa theksoi se nuk ndihet i kërcënuar.

Kraja theksoi gjithashtu se SPAK ka shumë çështje penale në hetim.

Pyetje: Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama keni ju një koment?

Pyetje: A ndiheni të intimiduar nga këto deklarata?

Arben Kraja: Jo, ne po punojnë normalisht të gjithë prokurorët po vazhdojnë punën

Pyetje: A ka SPAK ministra apo zyrtarë të nivelit të lartë aktualisht?

Arben Kraja: SPAK ka në hetim shumë çështje penale në çdo moment që kemi për të bërë publike e bëjmë zyrtare. Nuk kam koment për deklaratat që ka bërë Rama. Në vazhdojmë punën tonë.

Kujtojmë që një ditë më parë kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk po bën presion mbi drejtësinë, ndërsa për Arben Krajën tha se nuk ka pse pret nga qeveria që të nisë hetimet për kundërshtarët politike. Rama deklaroi se kallëzimet për kundërshtarin nuk mund ti bëjë qeveria, por duhet vetë drejtësia të nisë punë.

“Kam shumë respekt për Arben Krajën. Respekt për goditjet që ka bërë në oborrin e PS-së, dhe goditjet ndaj krimit të organizuar. Punë fantastike. Nëse unë kam një vërejtje është se nuk e kanë promovuar aq sa duhet atë punë, por ju them unë që e di dhe ne që e dimë, është fantastike. Sot është meritë e SPAK që dyert tona në Holandë janë të hapur. Kush I pranonte prokurorët atje, ishin neveria.

Çfarë kërkon nga unë? Çfarë kallëzimi kërkon nga unë? Të bëjmë ne kallëzim për non grata? Çfarë kallëzimi do? Ajo është gjëja e parë që ka dalë dhe është akuza më e rëndë. Çfarë kallëzimi do? Ta marri ta hetojë. Çfarë kërkoni nga ne?!”, tha një dite më parë Rama.

Read Previous

“Presim që Ballkanit të Hapur t’i bashkohet edhe Mali i Zi”- Rama: Ne jemi 100% me Kosovën, na vjen keq për Serbinë

Read Next

Tendencat e çantave të verës, zgjedhjet e zgjuara janë minimaliste