Tendencat e çantave të verës, zgjedhjet e zgjuara janë minimaliste

Vjen gjithmonë koha për të menduar për një çantë të veçantë nga dora e një stilisti. Këtë vit, zgjedhjet e zgjuara janë ato minimaliste.

Nëse dëshironi diçka që do të zgjasë me vite e vite, nuk mund të gaboni me dizajnet minimaliste, janë gjithmonë stil, sidomos në kohën e ngrohtë.

Për t’u siguruar që të merrni diçka të dobishme dhe në trend, zgjidhni modelet e markave si ‘Gucci’, ‘Bottega Veneta’ dhe ‘Mansur Gavriel’. Këshilla e këtyre markave është të bëni blerje të kujdesshme, sepse do të jetë e vështirë të mos bini në dashuri me të gjitha.

Për të qenë në trend dhe të ndiheni me stil gjatë gjithë periudhës së ngrohtë të vitit, kërkoni miniçanta. Kurrë nuk mund të gaboni me një çantë të zezë minimaliste, por edhe nëse ju pëlqejnë ato shumëngjyrëshe apo edhe neutrale si kafe, sërish do të ndieni siguri.

Nëse blini një çantë cilësore, me siguri dëshironi një stil të përditshëm, diçka që mund ta vishni shumë herë, por mos kini frikë edhe nga diçka që është aktuale, veçanërisht nëse ky është stili juaj, shkruan Revista Class.

Read Previous

Rama i kërkoi të hetonte Berishën/ Reagon për herë të parë kreu i SPAK

Read Next

Lobimi rus/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë nxori “zbuluar” Bashën