PS nis nga Shkodra fushatën për zgjedhjen e kryetarëve brenda saj

Partia Socialiste ka nisur nga Shkodra fushatën e zgjedhjeve brenda radhëve të selisë rozë.

Të pranishëm në çeljen e kësaj fushate me asamblenë e qarkut të PS, kanë qenë deputet dhe drejtues të lartë të PS-së mes të cilëve sekretari organizativ Blendi Klosi, Anila Denaj, Lindita Nikolla, Etjen Xhafaj dhe drejtuesja politike e PS në Shkodër Edona Bilali.

Sekretari organizativ Blendi Klosi në fjalën e tij para mediave, u shpreh se ky është një proces dy mujor, ku në procesin final do të ketë një ballafaqim platformash.

I pyetur për kriteret, apo përjashtim e kandidatëve që kanë qenë më parë në poste drejtuese dhe figurës së dekriminalizimit, Klosi u shpreh se demikrinalizimi është një element kryesor.

I pyetur për Shkodrën, dhe për drejtoritë rajonale të cilat i janë larguar Shkodrës, Klosi u shpreh se qeveria nuk ka parë asnjëherë nëse një zonë voton majtas apo djathtas, por vëmendja e qeverisë është për investime publike, është një garë elektorale ku njerëzit gjykojnë individin, platformën elektorale apo elementë të tjerë, por ne dëshirojmë që në Shkodër të fitojmë këtë bashki si sot një vit.

Read Previous

Von der Leyen: Rusia “kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror”

Read Next

Aksident në Fier, mjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë