Aksident në Fier, mjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në fshatin Kallm në Fier. Një 33-vjeçar që drejtonte automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin Q. H., 65 vjeç, banues në Kallm, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

“Sot rreth orës 09:20, në fshatin Kallm, shtetasi A. Ç., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin Q. H., 65 vjeç, banues në Kallm,  i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. 65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.” – njofton policia.

Read Previous

PS nis nga Shkodra fushatën për zgjedhjen e kryetarëve brenda saj

Read Next

Shpërthim i fuqishëm në Slloveni