Von der Leyen: Rusia “kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror”

European Commission President Ursula von der Leyen addresses a press conference during a visit to the VTT Technical Research Centre of Finland in Espoo on October 4, 2021. – Finland OUT (Photo by Markku Ulander / Lehtikuva / AFP) / Finland OUT (Photo by MARKKU ULANDER/Lehtikuva/AFP via Getty Images)

Rusia është “kërcënimi më i drejtpërdrejtë” për rendin ndërkombëtar për shkak të pushtimit të Ukrainës, tha të enjten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Tokio.

Rusia “është sot kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror me luftën barbare kundër Ukrainës dhe paktin e saj shqetësues me Kinën”, tha ajo pas takimit me kryeministrin japonez Fumio Kishida së bashku me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Zyrtarët më të lartë të BE-së janë në Tokio për një raund vjetor bisedimesh që vjen me tubimin e shumicës së komunitetit ndërkombëtar për të bërë presion ndaj Moskës për luftën në Ukrainë, me shqetësimin që po rritet edhe për rolin e Kinës.

“Pushtimi rus i Ukrainës nuk është vetëm një çështje e Evropës, por ai trondit thelbin e rendit ndërkombëtar duke përfshirë Azinë. Kjo nuk duhet të tolerohet”, tha Kishida, qeveria e së cilit i është bashkuar sanksioneve të ashpra ndaj Moskës, duke përfshirë energjinë.

 

Read Previous

Presion nga politika? Arben Kraja raportim në KLP

Read Next

PS nis nga Shkodra fushatën për zgjedhjen e kryetarëve brenda saj