Protesta e opozitës, vjen reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë: Mund të përshkallëzohet në veprime të dhunshme

Ambasada amerikane ka reaguar me një mesazh për qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri, të kenë kujdes pasi këtë të premte është thirrur protesta e opozitës përpara Kryeministrisë.

“Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të përshkallëzohet në veprime të dhunshme të mundshme.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. 

Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Protesta e opozitës, reagon ambasada amerikane në Tiranë: Mund

Read Previous

Protesta e opozitës, Berisha mesazh të rinjve: Të mbrojmë të ardhmen tonë në këtë Revolucion

Read Next

Keqqeverisja shfaqet kudo në Elbasan/ Boçi: Zona Papër është lënë në harresë