Keqqeverisja shfaqet kudo në Elbasan/ Boçi: Zona Papër është lënë në harresë

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, me anë të një postimi shprehet se keqqeverisja shfaqet kudo në Elbasan.

Boçi shkruan se banorët në Papër jetojnë mes rrugëve të amortizuara dhe hapësira të mbushura me plehra.

“Ditët nisin kështu në Papër! Keqqeverisja shfaqet kudo në Elbasan, jo vetëm në qytet por edhe në njësitë administrative. Banorët në Papër janë vetëm 15 Km larg Elbasanit, por jetojnë sikur të mos jenë qeverisur asnjë ditë në këto 2 dekada.

Rrugë totalisht të amortizuara, hapësira të mbushura me plehra dhe zonë e lënë e gjitha në harresë dhe pa perspektivë. Në Papër njoh njerëz fisnikë e punëtorë që janë gati ta bëjnë ndryshimin!”, shkruan Boçi.

Read Previous

Protesta e opozitës, vjen reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë: Mund të përshkallëzohet në veprime të dhunshme

Read Next

Hetimet për ish-kryeministrin italian, Vasili: Rama e menaxhoi në mënyrë kriminale pandeminë