“Produktet e Këshillimit Kombëtar shkojnë te djegsat”/ Meta: Në shtator punojmë për qeverinë teknike

I pyetur se kur mund të nisë të zbatohet Referendumi nga Partia e Lirisë, kreu i saj Ilir Meta tha se procesi mund të nisë që në shtator të këtij viti duke theksuar se qeveria aktuale është e ikur.

Meta u shpreh me nisjen e vjeshtës do të punohet për qeveri teknike.

Meta: Në shtator kemi punë të tjera. Në shtator do punojmë për qeveri teknike, parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur dhe zonja Lindita.

Ato produktet e Këshillimit Kombëtar do të shkojnë te ‘Djegsat’ se nuk ekzistojnë. Do të bëjmë çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm, prandaj Haxhinasto do koordinojë procesin, nëse zgjidhet që në shtator një gjë e mrekullueshme por në çdo rast është alternativë e kohës, madje jemi të vonuar. Duke respektuar ligjin, kemi potencial edhe më shumë se Zvicra, por do bëhemi si ajo kur të zbatohet referendumi.

Patronazhistët do të jenë njerëz të lirë pas referendumit. Do përshpejtojë zgjedhjet e përgjithshme dhe do sjellë shumicë të fortë me vullnet të hekurt politik. Pse hyri Meta në grevë për kushtetutën në 2007, dhe situata do të jetë e vazhdueshme deri në zbatimin e plotë të saj.

Do ta bëjë populli shqiptar me hir apo pahir, vendimet I merr ai. Kjo qeveri është e ikur.

Read Previous

Agolli bën “Fushë” paratë e FSHZH-së: I jep tendera firmës së “preferuar” të Veliajt

Read Next

Ylli Dylgjeri: Jemi të shtypur, liria nuk dhurohet vullnetarisht