Ylli Dylgjeri: Jemi të shtypur, liria nuk dhurohet vullnetarisht

Nga Ylli Dylgjeri

Shqiptarët sot janë më të shtypur së kurrë më parë në këto 30 vite.

Liria është dhunuar nga një bandë qeveritarësh, oligarkësh, analistësh të blerë, kriminelësh, dhe ndërkombëtarësh që vendosin për vendin.

Në një takim me shoqërinë civile ju shpreha doktor Berishës se Ne jemi të gjithë Non grata.

Po shpjegohem në këto rradhë pse Ne jemi të gjithë Non Grata?

Sepse po vidhemi çdo ditë dhe nuk po marrim drejtësi.

2 vite ka SPAK që po merret me hetimin e inceneratorëve dhe asnjë mbyllje e hetimeve dhe autoreve.

Ndërkohë, vijojnë pagesat për sipërmarrësit! Autorët që sot janë në qeli janë aq të qetë aty sa po mendojë dhe për ti vazhduar bizneset.

Kjo është skema gjigante e grabitjes së buxhetit në ligj e xhirim në llogari “ditën për diell!

Gjykatat kanë stopuar.

Apeli prej 4 vitesh nuk gjykon çeshtjet civile.

Edhe nëse nuk je shpallur Non grata për të shkuar në SHBA nuk ke mundësi financiare të udhetosh.

E ku është ndryshimi me doktor Berishën që i ka mundësitë po nuk shkon nga Non grata në SHBA e Londër?

Rinia ka marrë me rrevan rriskun e Perëndimit në pritje të konkurrime për vend pune, çmimet janë rritur, euro bie çdo po ditë.

Tirana është bërë e pa banueshme. Pallate shumë katëshe na morrën frymën, plehrat pas pallateve po ashtu, lypsat janë prezent në tavolinat e kafeneve, aksidentet po ashtu.

Ndërkohe oligarkët nuk prononcohen.

Vazhdojnë të tenderojnë, të ndajne fitimet me politikën, jetojnë jashtë qytetit në fshatra turistike bashkë me pronaret e mediave okulte.

Asnjë prej tyre nuk bzan, vetëm shtojnë pasurine…

Kjo është liri e dhunuar, e cunguar e mohuar.

Atëherë ç’presim me?

Liria nuk është dhënë kurrë vullnetarisht prej shtypësve; ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit, na mëson Martin Luter King.

Read Previous

“Produktet e Këshillimit Kombëtar shkojnë te djegsat”/ Meta: Në shtator punojmë për qeverinë teknike

Read Next

Partia Demokratike vazhdoi denoncimin e mega-aferës së inceneratorëve me pyetësorin e përditshëm.