Agolli bën “Fushë” paratë e FSHZH-së: I jep tendera firmës së “preferuar” të Veliajt

Emri i Dritan Agollit, administratori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është lidhur me disa nga tenderët më të bujshëm të kohëve të fundit, që nga afera me kuzhinierin e djalit dhe favorizimet në dhjetëra procedura të firmave të preferuara. Por, krahas ndereve në familje, Agolli po bën ndere edhe te ish-shefat e tij, ata që mund të mbrojnë nëse do të ketë probleme me drejtësinë. Dhe, kush mund të ishte veç tjetër se Erion Veliaj, i cili është kapur me zë dhe figurë se “kontrollon SPAK”, apo edhe “prokuroritë e tjera”. Një mesazh i fortë për kundërshtarët, por që Lali Eri po e përdor edhe për miqtë e tij. Ndoshta, një prej tyre mund të jetë Dritan Agolli, të cilit laku po i ngushtohet dita-ditës në drejtimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Agolli ka qenë drejtor Urbanistike në Bashkinë e Tiranës, kur drejtohej nga Veliaj apo ka qenë drejtor në disa firma të mëdha. E kaluara duket se do ta “shpëtojë”, pasi ai ka filluar të bëjë nderet për firmat e preferuara të ish-shefit të tij.

Njoftimi i fituesit për blerjen e materialeve elektrike, ku firma “Fusha” është renditur e treta
Njoftimi i fituesit për blerjen e materialeve elektrike, ku firma “Fusha” është renditur e treta
Njoftimi i fituesit për blerjen e materialeve elektrike, ku firma “Fusha” është renditur e treta

Në kulmin e sezonit veror, pasi në këtë kohë bëhen edhe aferat më të mëdha me paratë publike, Dritan Agolli ka finalizuar dhjetëra tendera të majmë. Pak ditë më parë publikuam sesi kishte favorizuar dhjetëra kompani, duke akorduar plot 30 milionë euro për të mbushur gropa. Ndërkohë, në këto radhë do të ndalemi te favorizimi që po i bën firmës “Fusha”, të preferuarës së Veliajt, pasi në dy procedura e ka shpallur fituese megjithëse s’ka pasur ofertën më të ulët.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, në datën 1 gusht, ditën kur fillojnë zyrtarisht pushimet për administratën shtetërore, FSHZH ka finalizuar tenderin me objekt “blerje materiale elektrike sipas kërkesave të Bashkive”. Fondi i këtij tenderi është 125.000.000 lekë pa TVSH. Ofertën më të ulët e ka bërë firma “NDERTUESI 2014” & “PREKA” me vlerë 103.102.320 lekë. Ndërkohë, firma “Fusha” ka qenë e renditur e treta me një vlerë 104.163.048 lekë, por që u shpall fituese me skemën e famshme të skualifikimit të firmave që ofrojnë më pak. Një skemë që e ka përdorur më së miri edhe Agolli, pasi të dyja ato “s’kanë pasur punë të ngjashme”. Por, nëse i kanë materialet sicc edhe i kërkon, me të gjithë specifikimet, përse vendoset një kriter punë e ngjashme?

Në datën 4 gusht, firma “Fusha” është njoftuar si e suksesshme në tenderin 4.5 mln euro për rigjenerimin e fshatrave

 

Ndërkohë, disa ditë më pas, përkatësisht në datën 4 gusht 2022, FSHZH ka shpallur fituesin e një tjetër tenderi, ku sërish firma e “preferuar” e Veliajt kualifikohet. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, FSHZH ka njoftuar në këtë datë firmën “Fusha” për objektin e kontratës “rigjenerimi urban në zona periferike dhe informale dhe në fshatra me popullsi të dendur, etj”. Fondi për këtë tender është plot 466.666.666 lekë. Pra, dy tendera të fituara brenda pak ditëve apo gjatë pushimeve zyrtare. Por, paraja s’ka pushim, pasi ajo derdhet “lumë” për firmat e preferuara, të cilat mund të shpëtojnë “koka”./ Boldnews.al

Read Previous

Kjo është banda që po ju qeveris!

Read Next

“Produktet e Këshillimit Kombëtar shkojnë te djegsat”/ Meta: Në shtator punojmë për qeverinë teknike