Podcast-i i Ramës, Berisha e fton në një debat publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të hap një podcast. Sakaq ka ardhur dhe një reagim nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka ftuar Ramën në debat publik.

“Ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin”- shprehet ndër  të tjera në postimin e tij Berisha.

Postimi I Berishës:

Të dashur miq të komunitetit të madh të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik Tok. Që prej dhjetorit, kam në ‘sirtarin’ tim dixhital të komunikimit me ju, edhe podcast-in tim të përjavshëm. Ngjarjet e kanë shtyrë këtë takim të ri me ju në një format tjetër, por duke filluar nga sot do të shihemi edhe në këtë dritare të re.

Mora vesh se edhe Edi Rama do ketë podcast. Si gjithmonë disa hapa pas meje, por ju e dini se unë kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe risitë e saj.

Kam menduar që komunikimi me ju në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, në Sali Berishen qe ju nuk e keni njohur dhe këtë e provon edhe ky episod i parë, i regjistruar në dhjetorin e kaluar.

Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani  publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin.

Mendoj se politikanët duhet të ballafaqojnë pikëpamjet e tyre. Uroj të gjejë kurajo dhe të pranojë ftesën time. #sb

#bashkëfitojmë

#ndryshiminëduartetua

#PartiaDemokratike

Read Previous

Moti i keq, bllokohen 35 emigrantë në një ishull në Itali, mes tyre një grua shtatzënë

Read Next

Malltezi: 5 elementët e veprës penale me të cilat duhej të ishte përballur Veliaj