Moti i keq, bllokohen 35 emigrantë në një ishull në Itali, mes tyre një grua shtatzënë

Moti i keq në Itali. Mediat italiane raportojnë se si pasojë e kushteve të këqija meteorologjike, të paktën 35 emigrantë janë bllokuar që prej ditës së djeshme, në një ishull shkëmbor në Lampedusa.

Rojet bregdetare italiane tentuan vazhdimisht t’i afroheshin zonës për të shpëtuar emigrantët, mes tyre dhe një grua shtatzënë.

Por duket se misioni i tyre ishte i pamundur për shkak të detit të trazuar.

Read Previous

Aktori “del nga skenari” gjatë premierës në Teatrin Kombëtar, me mesazh të fuqishëm politik

Read Next

Podcast-i i Ramës, Berisha e fton në një debat publik