Malltezi: 5 elementët e veprës penale me të cilat duhej të ishte përballur Veliaj

Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve, teksa është shprehur se janë të paktën 5 elementë të veprës penale me të cilat Erion Veliaj duhej të ishte përballur.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ Malltezi u shpreh, se po të ishte SPAK institucioni që duhej të ishte, Erion Veliaj do të dridhej, do të duhej të kishte djersë të ftohta sot’.

‘Erion Veliaj ka lidhje direkte me inceneratorin e Tiranës në të paktën 5 elementë që janë me efekte penale.

E para, Klodian Zotos, Erion Veliaj i ka dhënë monopol. I ka dhënë jo vetëm inceneratorin, por edhe landfillin e Sharrës, atë landfill për të cilin ne taksoheshim 12 euro, Veliaj po na takson me 29 euro për ton. Kjo e dyta.

Së treti, i ka dhënë monopolin e riciklimit. Ato riciklues që Rama dhe Shalsi i qanin me lot krokodili që do na falimentonin, ja ka dhënë monopolin Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Janë me dhjetëra kompani riciklimi që janë zhdukur në Tiranë.

Së katërti i ka dhënë monopolin e inerteve, aq shumë sa që tani nuk lejon më dhe i ka trefishuar çmimet e inerteve monopoli dhe këtu dalim tek ato shifrat e çmendura dhe të gjithë privatët duhet të falen këtu te Klodian Zoton.

Aq i rëndë ishte ai monopol sa Salillari që bënte unazën i çonte mbetjet inerte deri në Skuraj, 50 km më tutje dhe 50 km në kthim, sepse i binte më lirë sa të paguante çmimin monopol të trefishuar të Erion Veliajt.

Dhe së pesti, kush i dha monopolin për dherat, sepse këto nuk janë mbetje. Të gjitha këto monopole i ka dhënë Erion Veliaj dhe kjo është vepër penale e shumëfishtë.

Po të ishte SPAK institucioni që duhej të ishte, Erion Veliaj do të dridhej, do të duhej të kishte djersë të ftohta sot’, theksoi gjatë diskutimit Jamarbër Malltezi.

Read Previous

Podcast-i i Ramës, Berisha e fton në një debat publik

Read Next

Arben Tafaj: Në listën e “Bashkë fitojmë” ka qytetarë autoktonë të Tiranës