Përjashtimi i 4 deputetëve të PD nga Alibeaj, Salianji: Deklaratë personale, s’ka vendim nga Grupi Parlamentar

Deputeti, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të përjashtimit nga Enkelejd Alibeaj të 4 deputetëve nga Grupi Parlamentar. Në një postim në Facebook, Salianji e konsideron të pavlefshëm dhe një deklaratë personale përjashtimin, pasi siç ai shkruan nuk është zhvilluar asnjë mbledhje për të marrë një vendim të tillë. Për më tepër, Salianji nuk pajtohet me këtë vendim pasi për të, Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime.

Për deputetin demokrat, Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri ndërsa shton se perpjekja për bashkim, e bën fituese Partinë Demokratike.

Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve! Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij! Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të cilat nuk i bëjnë mirē askujt. Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje! Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale! Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime!Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe perpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve.  Kjo do te ndodhë! Vetëm kjo rrugë e bën fituese Partine Demokratike!“, shkruan Salianji.

Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi,  Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Zyrtar Parlamentar të kësaj partie. Në një njoftim të shpërndarë nga grupimi që kryesohet nga Enkelejd Alibeaj, bëhet e ditur se të katër deputetët nuk përfaqësojnë më të njëjtën logo, duke filluar nga data 11 janar. Përjashtimi është vendosur për shkak se 4 deputetët nuk kanë reflektuar gjatë vitit të fundit,lidhur me dhunën e ushtruar në 8 janar 2022, në selinë e PD-së.

Read Previous

Lubonja “nxjerr të palarat” e Alibeajt/ Përjashtimi i 4 deputetëve, mision për sabotimin e opozitës

Read Next

Gjekmarkaj shpjegon në mënyrë letrare të pa shpjegueshmen