Gjekmarkaj shpjegon në mënyrë letrare të pa shpjegueshmen

Agron Gjekmarkaj ka bërë lojë fjalësh, teksa është pyetur për përjashtimin nga Enkelejd Alibeaj të 4 deputetëve nga Grupi Parlamentar i PD-së, përfshirë këtu edhe Belind Këlliçin, kandidatin zyrtar për Tiranën, në kohën kur u zbulua skandali me tenderin e rrugës “Xhon Belushi”.

Në një reagim për emisionin e Erla Mëhillit, Gjekmarkaj ka folur si filozof duke cituar dhe Iliadën, por në fakt nuk ka thënë asgjë.

Ai po sillet si i tërhequr nga zhvillimet në PD, kur në fakt po shijon luksin duke marrë para nga Kuvendi si nënkrytetar dhe nuk po jep dorëheqjen.

“Prej muajsh nuk kuptoj më asgjë! Njerëzore është të mos kuptosh. Më mungojnë të gjitha instrumentet racional të përkufizimit për këtë mot politik. Kam marrë një vendim të brendshëm që mbase duhet ta formalizoj dhe së jashtmi që të shpjegoj vetëm veprimet e mia dhe jo të të tjerëve me fjalë ose me heshtje. Prej kohësh irracionalja, egoja, intrigat, egërsia vërshojnë nga të gjitha anët.

Sadoma dhe Gomorra më shfaqen para syve në të gjithë lugubritetin e vet. Tek ‘Iliada’, lapidar është një varg: Pse vraponi për të vdekur o të mjerë?

Secili duhet ta lexojë, vlen për të gjithë ata që e duan jetën”, theksoi Gjekmarkaj.

Read Previous

Përjashtimi i 4 deputetëve të PD nga Alibeaj, Salianji: Deklaratë personale, s’ka vendim nga Grupi Parlamentar

Read Next

I hoqën zemrën në spital në Spanjë/ E motra e Saimir Sulës: Më tha po më vrasin