Lubonja “nxjerr të palarat” e Alibeajt/ Përjashtimi i 4 deputetëve, mision për sabotimin e opozitës

Analisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nga Enkelejd Alibeaj.

Lubonja tha në një intervistë me gazetaren Ina Qirjo se veprimi i sotëm ishte në vijimësi të punës së Alibeajt për sabotimin e opozitës.

Ai deklaroi se Alibeaj është bërë shërbëtor i regjimit pa pasur shqetësim se ku po na çon ky regjim.

“Më tingëllon e çuditshme që Këlliçi ka qenë pjesë e grupit të Alibeajt. Mesa i mbaj mend unë janë deputetë afër Berishës. Këta mund të kenë mbetur aty për të bërë një lloj ure lidhëse, është në vazhdën e ndarjes që deri në zgjedhje do vijojë edhe me skenarë të tjerë.

Puna e sabotimit të Alibeajt për opozitën është në udhë e sipër, me regji apo pa regji. Punë shqiptarësh dhe kjo nuk është gjë e mirë. Alibeaj thotë jam unë PD dhe përjashtoj ato që nuk dua. Kjo lidhet me faktin se jemi ende për shkaqe që dihen, në mëdyshjen si do zgjidhet çështja e vulës së PD, që ka mbetur në gjykatë.

Njerëz që nuk kanë mësuar asgjë nga politika, por ndjekin interesat e ngushta, pa pasur shqetësim se ku po na çon ky regjim. Bëhen shërbëtorë të një regjimi. Kanë disa arsye, sepse gjuha e përdorur nga Berisha e nga të tjerë, ka qenë e papranueshme për tu afruar më, por përtej egove personale duhet të ketë një lloj racionaliseti të shikimit të një interesi përtej vetes. Janë në linjën për t’i prishur punën PD dhe opozitarizmit”, theksoi analisti.

Read Previous

Përjashtimi/ Këlliçi: Më vjen çudi nga Alibeaj

Read Next

Përjashtimi i 4 deputetëve të PD nga Alibeaj, Salianji: Deklaratë personale, s’ka vendim nga Grupi Parlamentar