PD: Kryezjarrfikësi i Veliajt shkel ligjin, shantazh për blerjen e votës

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë, Silvi Bardhi ka denoncuar ditën e sotme përfshirjen në shantazhe dhe blerje votash të drejtorit të zjarrfikësve në Bashkinë e Tiranës, Shkëlqim Goxhaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bardhi shprehet se Drejtori i Zjarrfikëseve në Bashki, Shkëlqim Goxha, po shkel ligjin pasi ka kthyer magazinat e punës në qendër të shpërndarjes së ndihmave elektorale.

Denoncimi:

Drejtori i Zjarrfikëseve në Bashki, Shkëlqim Goxhaj, i cili është dhe ushtarak, për shkak të detyrës, nuk duhet të bëhet ushtar i një lufte të Veliajt, me shantazh e mjete të tjera për të blerë vota.

Është shkelje e rëndë ligjore të vesh në dispozicion të kapjes së votës magazinat e punës, duke i kthyer në qendër të shpërndarjes së ndihmave elektorale.

Belind Këlliçi informohet çdo ditë për këto shkelje nga punonjes të Bashkisë, të cilët janë të revoltuar nga trysnia e kërcënimi që ushtrohet ndaj tyre.

Interesi personal e pushteti i Veliajt, nuk është arsye për askënd për të shkelur ligjin.

Çdo drejtor që abuzon me detyrën do të përgjigjet.

Drejtësia e qytetarëve të Tiranës po vjen, është vetem 10 ditë larg.

Read Previous

Pse po fshihet Erion Veliaj nga debati me Këlliçin?

Read Next

Dokumenti – Ermal Meta mori 85 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, sot del krah Veliajt