Dokumenti – Ermal Meta mori 85 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, sot del krah Veliajt

Një sërë artistësh kanë publikuar videomesazhe mbështetëse për kryebashkiakun dhe kandidatin e PS-së për Tiranën, Erion Veliajn.

Mes tyre është edhe këngëtari Ermal Meta, i cili e quan Veliajn mik dhe deklaron se e ka bërë të ndryshojë mendje për t’u rikthyer në Shqipëri.

Por pas videomesazhit duket se qëndron një “lidhje e fshehtë” dhe ajo është një pagesë që këngëtari ka marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Më 17 shtator të 2021-shit, Ermal Meta mbajti një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Koncerti që u mbajt në periudhën post-COVID, u tha se do të ishte falas.

“Lajmi që kemi pritur të gjithë! Ermal Meta do të ndezë stadiumin ‘Air Albania’ më 17 shtator me muzikën e tij të mrekullueshme. Koncerti është falas! Mos mungo!”, njoftonte Veliaj më 20 gusht të 2021-shit, por e vërteta ka rezultuar ndryshe.

Dokumenti - Ermal Meta mori 85 milionë lekë nga Bashkia e

CNA ka siguruar një dokument që tregon se Bashkia e Tiranës e ka paguar rreth 85 milionë lekë këngëtarin shqiptar për të mbajtur një koncert, kur vendi nuk kishte kaluar ende krizën ekonomike të COVID-19.

Dokumenti - Ermal Meta mori 85 milionë lekë nga Bashkia e

Pra, ndonëse na u tha që koncerti do të ishte falas, Ermal Meta ka marrë një pagesë të madhe nga Veliaj, të cilin vetë këngëtari e quan mik.

Dhe në fakt, ky nuk është artisti i parë që Veliaj ka paguar. Dy ditë më parë, CNA publikoi dokumente që tregonin se edhe reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka marrë para për një koncert që ka zhvilluar.

Noizy mori një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Bashkia e Tiranës më 19 tetor të 2022-shit me kompaninë e tij “Illyrian Bloodline” për koncertin privat “Alpha Show”. Duhet kujtuar se për të marrë pjesë në këtë koncert, qytetarët paguan shuma marramendëse parash.

Pra, artistët që sot na nxjerrin videomesazhe mbështetëse në prag zgjedhjesh për Veliajn, kanë marrë para nga ky i fundit./CNA

Read Previous

PD: Kryezjarrfikësi i Veliajt shkel ligjin, shantazh për blerjen e votës

Read Next

Sulm tjetër në Serbi, 8 të vrarë me armë zjarri