Parashikimi i motit për javën / Priten reshje të dendura shiu dhe dëbore

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo javë që sapo ka filluar pritet të jetë me reshje shiu dhe bore.

Dita e sotme parashikohet me reshje të dëndura shiu që do të vijojnë edhe ditën e Martë. Përmirësime pritet të ketë ditën e Mërkurë dhe të Enjte, për t’u rikyer reshjet e shiut ditën e Premte dhe dëbora në Alpe.

 

Përshëndetje nga SHMU!

Java që presim përpara parashikohet një tjetër javë me reshje shiu e dëbore për vendin tonë, por përgjatë saj nuk do të mungojnë edhe ditët me diell.

Java nis me ditën e Hënë dhe mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme përgjatë. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Por në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jug – jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 300metër parashikohen edhe reshje dëbore me intensitet mesatar të cilat zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së Martë.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e Martë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Për ditën e Mërkurë dhe relativisht atë të Enjte kemi një përmirësim të kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Gjatë ditës së Enjte në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit prej orëve të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Java mbyllet me ditën e Premte dhe mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhueshme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore.

©Kumtari.al

Read Previous

Virxhinia heq piedestalin e statujës së Robert E. Lee në Richmond, toka u takon qytetarëve

Read Next

Aung San Suu Kyi dënohet me katër vjet burg për mosrespektim të masave të Covid