Olaf Scholz: Social Demokrati që po konsolidon pozitat e tij si pasuesi i denjë i Merkel

Olaf Scholz, kandidati për Kancelar i Partisë Socialdemokrate (SPD) i qendrës së majtë pasues i Angela Merkel, është një nga politikanët më me ndikim në Gjermani, me një reputacion si një njeri i përpiktë, i sigurtë dhe shumë ambicioz.

Si ministër i financave dhe zv-Kancelar gjatë qeverisjes së Merkel, ai kishte nderin të krijonte një marrëdhënie të ngushtë me Kancelaren dhe madje është përpjekur të pozicionohet si kandidati i vërtetë i vazhdimësisë së Merkel, pavarësisht se vjen nga një parti tjetër.

Kohët e fundit fotografia e tij u shfaq në kopertinën e Süddeutsche Zeitung, ku Scholz kishte adoptuar gjestin e famshëm “romb” të Merkelit – një trik që provokoi kritika dhe shqetësime tek rivalët e tij në kampin e CDU së Merkel.

I njohur me nofkën “Scholzomat” për shkak të fjalimeve të tij robotike, Scholz nuk mund të thuhet se ka spikatur për karizmën e tij në prag të zgjedhjeve të së dielës.

Por ndryshe nga dy rivalët e tij kryesorë, Armin Laschet i aleancës CDU-CSU të Merkelit dhe Annalena Baerbock e të Gjelbërve, 63-vjeçari gjithashtu ka arritur t’ia kursejë vetes të bërit gabime që mund ta vinin në vështirësi gjatë fushatës.

Si rezultat i kësaj, ai tani shihet si më i favorizuari për të udhëhequr koalicionin e ardhshëm qeverisës të Gjermanisë

Gjatë kohës së tij si ministër i financave, Scholz ka përforcuar reputacionin e tij duke u pozicionuar në anën konservatore të financave të funksionareve të partisë së tij

– Qasje e kujdesshme –

Pavarësisht se ra dakord të pezullojë “frenimin e borxhit” të Gjermanisë për të shmangur efektet gjymtuese të pandemisë së Koronavirus, ai ka këmbëngulur në rikthimin e kësaj politike deri në vitin 2023.

E gjithë kjo kushton shtrenjt, por të mos bësh asgjë do të na kushtojë edhe më  shtrenjtë” këmbënguli ai në atë kohë.

Kjo qasje e kujdesshme e Scholz-it ka bërë që me kohë Scholz të duket si i margjinalizuar brenda SPD-së, e cila u vu re në një votim për drejtuesit e partisë në vitin 2019 në favor të dy anëtarëve të krahut të majtë relativisht të panjohur.

Por ai gjatë gjithë fushatës elektorale ka qëndruar prapa politikave kryesore të SPD -së, duke mbështetur një taksë të planifikuar të pasurisë dhe një rritje të pagës minimale.

Përkundër kontrollit të tij të rreptë në financat e Gjermanisë, Scholz dihet se edhe i ka hapur drynin e valixheve, veçanërisht si kryebashkiak i Hamburgut nga viti 2011 deri në 2018, kur shpëtoi nga falimenti sallën e koncerteve me një buxhet mjaft të fryrë Elbphilharmonie.

Për Scholz, motoja e të cilit është “Unë mund të shpërndaj vetëm atë që kam”, shpenzimet u justifikuan duke pasur parasysh financat e shëndetshme të qytetit-shtet.

I lindur në qytetin verior të Osnabrück, si adoleshent Scholz iu bashkua SPD-së.

Për ca kohë ai flirtoi me idealet e tij më të majta, por shpejt preferoi të mbajë një kurs më centrist.

Pas trajnimit si avokat i specializuar në çështjet e punës, Scholz, në 1998 arrin të zgjidhet si deputet në parlamentin kombëtar. Po në të njëjtin vit ai u martua me Britta Ernst, një politikane tjetër nga radhët e SPD.

-‘Jo tepër emocional’-

Gjatë periudhës 2002-2004, kohë kur ushtronte detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të SPD, filloi të cilësohej me nofkën “robot” për shkak të mbrojtjes së thatë, por të palodhur të reformave jopopullore në lidhje me çështjet e punës të idhullit të tij, Kancelarit të atëhershëm Gerhard Schröder.

Si ministër i punës në qeverinë e parë të koalicionit të Merkel nga viti 2007 deri në 2009, Scholz ndihmoi në shmangien e pushimeve masive gjatë krizës financiare, duke i bindur firmat të shkurtonin orët e punëtorëve me shtetin duke iu rritur pagat e tyre – një politikë e përsëritur gjithashtu gjatë pandemisë.

Si nënkryetari i SPD-së për gati një dekadë, ai gjithashtu mbështet integrimin më të thellë në eurozonë si dhe kontributet më të mëdha gjermane në buxhetin e BE-së post- Brexit.

Vetë Scholz ka pranuar se “nuk është dikush që është së tepërmi emocional në politikë“.

Po, sjellja e tij e qetë e ka ndihmuar atë të tejkalojë disa kohë të trazuara gjatë qëndrimit të tij në detyrë si ministër i financave, përfshirë skandalin e mashtrimit të Wirecard.

Wirecard, dikur një yll në rritje në skenën fintech gjermane, u paraqit për falimentim vitin e kaluar, në atë që është përshkruar si skandali më i madh i kontabilitetit i Gjermanisë së pasluftës.

Kohët e fundit, Scholz është kritikuar për atë se autoriteti i FIU kundër pastrimit të parave, nën juridiksionin e ministrisë së tij të financave, nuk arriti të raportojë shkelje të mundshme tek autoritetet përkatëse.

Por, gjatë një debati televiziv, kur ai u sulmua nga Laschet mbi pretendimet e pastrimit të parave, Scholz u shfaq kryesisht i paqartë, duke e ndërprerë për pak kohë vetëm për ta akuzuar atë për “shtrembërim të fakteve

Në një sondazh të parakohshëm pas debatit 90-minutësh, Scholz kryesonte ndaj Laschet.

kumtari.al/© 2021 AFP/

Read Previous

Presidentja e Kosovës takon Gjukanoviqin dhe Komshiq

Read Next

Alimehmeti: Varianti Delta në vendin tonë ka filluar rënien