“Nuk vë PD para vetes time?!”, Berisha zbulon bisedën me Bashën

Ish kryeministri, Sali Berisha: -Peng Basha është shndërruar tani në një figurë të dashur për partinë Socialiste.

Nuk e them unë por analistët që dalin nëpër emision duke i thurur lavde. E thotë me gojën e tij vetë, Edi Rama, i cili në mënyrë të përsëritur i thoshte se problem kam Sali Berishën por ky është cun i mirë dhe me të merrem vesh.

Edhe mbrëmë thoshte se Berisha e ka të rëndë gurin në qafë. Edvin bashkë me Bashën dhe gurin do ju rrokullis të treve.

Je i pashpresë!

Peng kryetari përdor gënjeshtrën dhe ndërron teza duke kaluar nga një gënjështër në tjetrën. Unë i paskam thënë se unë nuk pyes për PD kur vjen puna për veten. Fakti që unë sot jam pranë jush dëshmon se unë vë para cdo gjëje idealet tuaja.

Cila është e vërteta? Ju tregoj unë! Dy muaj më parë vjen dhe më thotë se i ka thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do ketë pasoja mbi fëmijët e tij.

Unë i thashë: -Lul, kjo beteja ime është betejë për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë.

Nuk ka forcë që më merr dinjitetin. Fëmijët e mi janë 100% dakord në betejën time për dinjitetin.

Partia ime nëse pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk meriton të quhet parti historike. Po e vërtetë është më tha. Kjo pra është biseda.

Ju e dini fjalën e moçme, më mirë qiri i fikur sesa qiri i fëlliqur. Këtë fjalë ja kam thënë. Gjatë këtyre kohëve u jep telalëve të tij mashtrime nga më të ndryshmet.

Read Previous

Lukashenko viziton emigrantët në kufi : “Nëse dikush dëshiron të shkojë në Perëndim – kjo është e drejta e tij”

Read Next

E Fundit/ Shtetet e BE-së bien dakord të pezullojnë udhëtimet nga vendet e Afrikës së Jugut për shkak të variantit të ri të koronavirusit