Nuk na erdhi një amerikan t’na rekrutojë!

Nga Ylli Dylgjeri


Ishim shtrirë në bar, si në fushat e Kasharit, në lulishten përpara Universitetit të Medias, në Tullsa të Oklahomës me një koleg gazetar, sot drejtues i një institucioni qëndror.

Kur dëgjoj një thirrje që i doli nga shpirti:

Kemi një muaj këtu, e nuk na erdhi një amerikan t’na rekrutojë spiun mor aman?

Qesha me të madhe.

Kërkonte të bëhej bashkëpuntor i Aleatit tonë të madh!

Dështoi.

Nuk e ftoi kërkush.

Një tjetër ngjarje si kjo ndodhi në vitin ‘92 në recepsionin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Një ish-kapterr ushtrie thërriste:

Dua shefin e sigurimit, kam një sekret!

Fol- ja ktheu citofoni.

Unë jam.

Ca sekreti ke?

Kapterri ja kthen:

Shqiperia ka 4 nëndëtse!

Citofoni: Ik mor legen se i dimë…

Nga ajo kohë nuk kisha dëgjuar që një shqiptar të kapej nga shërbimet për agjenturë!

Edhe kur isha 4 vite në kreun e MB.

Por ja që ndodhi.

Media njoftojnë tërë këto ditë se SHISH me vigjilencën revolucionare që e karakterizon, arriti të neutralizojë spuunin “Çelsi”!

Bravo SHISH. Ka “Çeles” po ka dhe çelës kopil shteti.

U kap.

Bijtë e nënave ja treguan vendin spiunit të atdheut…

Po çar sekretesh ka në këtë vend mor aman?

Nëpunësit largohen nga zyrat çdo ditë nga Partia.

Arkivat janë bërë si brekët e Shukriut.

Vrima – vrima.

Me mijëra faqe të tjera janë të vjedhura në Hipotekën e Lames.

Që nuk e di pse nuk po e thërrasin akoma!

Armatimet i bëri skrap shoku Pandi e të tjerë. 1200 reparte e pika hapje kanë dalë në publikim për të privatizuar.

Nëndetësja 105 është bërë ndryshk e pret të hyjë në muze, të tjerat baza e aeroporte u janë dhënë aleatëve strategjikë, të tjerat investitorëve strategjikë.

Çfar sekreti ka mbetur?

Tenderat Sekret apo Satelitët që dështuan?

Si përfundim këtij vendi i kanë mbetur vetëm…allatet.

Tani po i përdorim  për njëri – tjetrin.

Read Previous

Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë

Read Next

“Droni edukues” në Tiranë, pajisja më e re inteligjente gjurmon shoferët problematikë