“Droni edukues” në Tiranë, pajisja më e re inteligjente gjurmon shoferët problematikë

Një pajisje e re inteligjente është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore në Tiranë. Bëhet fjalë për një “dron edukues” që konstaton veçanërisht lëvizjet në korsinë e gabuar.

“Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.

Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji.  Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia.

Read Previous

Nuk na erdhi një amerikan t’na rekrutojë!

Read Next

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me skandalin me kontratën 11,4 milionë euro të Autoritetit Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor.