“Non grata” nga BE? Ja si përgjigjet Berisha

“BE ka një rezolutë të BE-së në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret pa asnjë proces gjyqësor”

Kështu u shpreh kreu i PD-së  Sali Berisha teksa u pyet nga gazetarët për deklaratën e Taulant Ballës se Bashkimi Europian do ta shpallë non-grata.

“Nuk ka asnjë informacion të tillë. BE ka një rezolutë të BE-së në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret pa asnjë proces gjyqësor, por duhet të jem i qartë, asgjë në botë nuk do mundet të ndalojë këtë projekt. Ky trend është i pandalshëm, sado të lobojë Rama, sado miliona të shpenzojë, kjo lokomotive do të nxjerrë atë nga pushteti”, u shpreh kreu i PD-së në një konferencë për mediat.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla hodhi akuza ndaj kreut të PD, Sali Berisha se ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla e cilësoi të turpshme që Berisha të jetë në Kuvend ndërsa paralajmëroi se Sali Berisha do të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian.

Lexo edhe:

Read Previous

Berisha: Rritja e çmimit të energjisë do të godasë rëndë shtresën e mesme

Read Next

Parashikimi i Nostradamusit: Mbretëresha Elizabeth do të vdesë, një luftë e re botërore dhe tërmete