Parashikimi i Nostradamusit: Mbretëresha Elizabeth do të vdesë, një luftë e re botërore dhe tërmete

Mbretëresha Elizabeth II e  Mbretërisë së Bashkuar, një nga figurat më me ndikim në historinë botërore gjatë shekullit të 20-të, vdiq këtë të enjte .
Vdekja e saj sjell ndërmend një profeci të Nostradamusit, gati 500 vjet më parë, që paralajmëroi fundin e kurorës britanike.

Për vitin 2022, “profecitë” e Nostradamus përfshinin një përmbysje globale, me ngjarje natyrore, fillimin e një lufte të re botërore dhe lamtumirën e një mbretëreshe, e cila do të shkaktonte kaos global dhe luftë për pushtet, si dhe rënien e një meteori, shembje dhe tërmete. Në fillim të vitit 2022, në një forum, një nga ngjarjet më të famshme të teoricienëve konspirativ,  u spekulua se një nga profecitë e Nostradamusit të botuara në 1555 do të përputhej në mënyrë të përkryer me kohërat që po jeton tani kurora britanike.

Në tekstin e Katrainit 97 të shekullit 8, Nostradamus shkroi: “Në fund të luftës, fuqitë e mëdha ndryshojnë. Tre fëmijë të bukur lindin pranë bregut. Ata do të shkatërrojnë njerëzit kur të rriten. Ata do ta ndryshojnë mbretërinë dhe nuk do ta shohin më të zhvillohet”.

“Ekspertët” konfirmojnë se fëmijët i referohen princave William, Herry dhe Princeshës Beatrice, të gjithë nipërit e Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip. Lufta do të jetë ajo e Falklands në 1982. Çuditërisht, shtatë ditë pas përfundimit të konfliktit, Diana, Princesha e Uellsit lindi Ëilliam, fëmijën e saj të parë.

Ndërsa bregdeti mund t’i referohet lumit Thames,që kalon përmes Londrës, ose në Oqeanin Atlantik, që rrethon Mbretërinë e Bashkuar dhe është çelësi i identitetit britanik si një komb ishull.

Kështu, profecia do të paralajmëronte se, pas vdekjes së Mbretëreshës, monarkia britanike do të ishte e dënuar me zhdukje dhe do të ishte një paragjykim që mbreti i ri Charles III nuk do të kalonte shumë kohë në fron, për shkak të moshës së tij, ndërsa pasardhësi i Princit William mund ta kthejë shtetin në një demokraci parlamentare jo-mbretëruese.

Read Previous

“Non grata” nga BE? Ja si përgjigjet Berisha

Read Next

Kate dhe William ndryshojnë titullin në mediat sociale