Berisha: Rritja e çmimit të energjisë do të godasë rëndë shtresën e mesme

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të Premte se fasha e re e energjisë elektrike do të godasë shtresën e mesme.

Në një konferencë për mediat nga Shkodra, Berisha tha se Shqipëria po zien, ndërsa qytetarët janë të gatshëm të nisin betejën e tyre ndaj këtij regjimi që i vjedh nga mëngjesi deri në darkë.

“Vetëm dje, Edi Rama dhe qeveria e tij tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të pamëshirë ndaj shqiptarëve. Ai paraqiti një paketë ndihmëse prej 15 milionë eurosh, ndërkohë që ka fituar 400 milionë euro nga rritja e çmimeve. Ai vendos më shumë për luksin e tij, vendos më shumë, shumë më tepër, për klientelën e tij. Jo vetëm kaq, por dje ai njoftoi rritjen e çmimeve të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat. Tani unë u jap një shifër ju, se këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Regjistrimi i vitit 2011, tregonte se 340 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një banesë. Tani kjo përqindje është më e lartë. Tani ky do i gjobisë në mënyrë cinike, të pashpirt. Po kush goditet me këtë? Goditet shtresa e mesme, goditen mjekët, inxhinierët, biznesi i vogël. Këta nuk e përballojnë dot më jetën. Këta detyrohen të largohen. Dhe mbetet Rama dhe oligarkët e tij dhe njerëzit që ai i varfëron”, tha Berisha.

“Dje kisha një të ri, që kishte ardhur nga Italia para disa vitesh. U trishtova. Më tha se po shes ato dy biznese në një fushë shumë interesante, sepse këtu nuk mund të shtyhet më. Ka shkatërruar mjedisin e biznesit. Njoftoi dje se rritet me 42 lek kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë. Do të thotë se rritet 4.4 herë. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Zvicrën, Gjermaninë dhe Francën. Por a kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Kosovën, me Maqedoninë? 8 vite më parë e kishim rrogën mesatare mbi 20 përqind më të lartë se Kosova dhe Maqedonia”, shtoi ai.

Berisha dënoi dhe njëherë nismën e qeverisë për “anijet-gjenerator” që do vendosen në Vlorë, duke u shprehur se impati në mjedis do jetë shkatërrues. Po ashtu, shtoi se me koston e këtij projekti mund të ndërtoheshin HEC-e në Vlorë dhe energjia të prodhohej pa shkaktuar kët ndotje masive.

Read Previous

Sulmi kibernetik në Shqipëri, Microsoft nxjerr raportin: Ishin iranianet, si ndodhi gjithçka

Read Next

“Non grata” nga BE? Ja si përgjigjet Berisha