Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Kujdes! Po qarkullojnë grupe kriminale me armë
Nga Kumtari
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, Lulzim Basha vendosi që Agron Gjekmarkajn ta emëronte nënkryetar Kuvendi, pas largimit të Enkelejd Alibeajt nga ky post, i cili zëvendësoi Alfred Rushajn në drejtimin e grupit parlamentar.
Jo pak njerëz po shohin me habi ngjitjen e shpejtë në shkallët e karrierës politike të Agron Gjekmarkajt.
Për ata që e njohin nga afër atë, kjo nuk është ndonjë çudi e madhe.
Agron Gjekmarkaj shquhet për dëshirën e zjarrtë të protagonizmit dhe si një karrierist i papërmbajtshëm.
Fakti që Partia Demokratike ndodhet në zgripin më të madh historik që prej themelimit të saj, bën të mundur që të krijohen hapësira të përkohëshme për njerëz me ambicie.
Gjekmarkaj e shfrytëzoi këtë zgrip të PD duke u pozicionuar PRO Bashës dhe duke i bërë atij avokatinë në çdo studio televizive.
Duke patur thuajse zero konkurencë, ai arriti të ngjitet deri në postin e nënkryetarit të Parlamentit të Shqipërisë.
Ajo që mbetet për t’u parë tani e në vazhdim është si do sillet Gjekmarkaj në postin e ri.
Pasi ai shquhet edhe për një tjetër veti, atë të pozicionimit të vetes si intelektual i shquar dhe pasardhës i Fishtës.
Por, kjo veti e tij bie ndesh me atë të Kryeministrit Rama, i cili nga ana e tij nuk i hap rrugë kujt për protagonizma të tilla, dhe mund të vijë një ditë, jo larg, që t’ia kërkojë Bashës largimin e Gjekmarkajt nga pozicioni bezdisës prapa shpinës së kryeministrit në parlament. Kujtojmë që shpesh herë Rama e ka ironizuar Gjekmarkajn duke e thirrë “Padre”.©kumtari.al