Një arrestim, disa pyetje dhe po kaq spekullime

Nga Klodian Tomorri

Është shumë interesante kjo historia e arrestimit të McConigalit. Përveçse ekspozon publikisht modus operandin e qeverisë shqiptare që korrupton çdo zyrtar të rëndesishëm që vjen nga perëndimi për interesat e saj politike, kjo histori ngre shumë pikëpyetje dhe lë vend për spekullime.

Së pari, nga dolën ato 225 mijë dollarët që i pagoi personi shqiptar McConigalit? Janë para korrupsioni qeveritar? Që do të thotë se SPAK duhet të nisë komunikimin me autoritetet e SHBA-së dhe duhet të hapë paralelisht hetim në Shqipëri për korrupsion dhe pastrim parash. (Zbatim ligji).

Së dyti, aty thuhet se veç pagesës 225 mijë dollarë ka dhe një lobim tjetër. Nga mediat amerikane që kanë parë dokumentat e gjyqit, rezulton se personi shqiptar është bërë pentito dhe ka shërbyer si informator i FBI-së për një çeshtje tjetër lobimi, po te McConigal. Nuk del e qartë nëse lobimi i dytë është bërë për llogari të zyrtarëve shqiptarë apo oligarkëve rusë. Këtu prapë hyn në veprim SPAK. (Zbatim ligji).

Së treti, a ka ndonjë mundësi që këto para të jenë përdorur si lobim edhe në shpalljen non grata të Berishës? (Terren spekullativ).

Së katërti, mos ka transportuar dhe ndonjë valixhe nga ato lekët e lobimit të Partisë Demokratike në kohën e Bashës ky McConigali? (Terren spekullativ)

Së pesti, Kryeministri e mbrojti publikisht këtë McConigalin duke thënë se e ka mik. Mos ndoshta mbrotja publike e kryeministrit ishte mesazh për McConigalin që mos i trego shokët. (Terren spekullativ).

Së gjashti, tashmë është e sigurtë që Shqipëria është ndyrur në këtë histori. Nga Shqipëria janë bërë pagesa, në aferë ka aktorë shqiptare etj etj. Pyetja tani është, a është përfshirë drejtëpërdrejtë dhe vet kryeministri apo ministra të qeverisë këtu? (Përfundim logjik)

Pra shumë, shumë pikëpyetje.

Read Previous

Rama nën hetim në SHBA/ Miku i tij mori një dorë me 80 mijë dollarë në parkimin e restorantit në Nju Jork

Read Next

Plagoset me thikë një person në ‘Bllok’, policia fsheh ngjarjen