Rama nën hetim në SHBA/ Miku i tij mori një dorë me 80 mijë dollarë në parkimin e restorantit në Nju Jork

Vazhdojnë të dalin në dritë detaje nga skandali i rëndë i arrestimit të mikut dhe këshilltarit të Edi Ramës, Charles McGonigal, një ish-zyrtar i FBI në Nju Jork.

Ndaj McGonigal është ngritur akuzë se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska të shmangë sanksionet amerikane.

Por një tjetër akuzë e rëndë ndaj mikut të Ramës lidhet me faktin se ai ka pranuar 225 mijë dollarë nga një burim i jashtëm. Këto para, zyrtari i FBI i ka marrë një nga ish-punonjës i shërbimit informativ në Shqipëri.

“McGonigal nuk tregoi për qeverinë amerikane formatin me të cilin ai ishte takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë,” raporton CNN.

“Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë ‘i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse’. Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, që i pagoi 225 mijë dollarët, kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

Një nga pagesat në para kesh- 80 mijë dollarë- dyshohet se iu dha McGonigal-it, ndërsa ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork.

Nën drejtimin e McGonigal, FBI hapi një hetim mbi përpjekjet e lobimit të huaj te një shtetas amerikan, bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, sipas aktakuzës. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare”, raporton CNN./Syri.net

Read Previous

Korçë/ Reshjet e borës bllokojnë segmentin Shtyllë-Qafa e Mashkullorës-Panarit

Read Next

Një arrestim, disa pyetje dhe po kaq spekullime