Plagoset me thikë një person në ‘Bllok’, policia fsheh ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 12 në një lokal në zonën e Bllokut.

Burime për mediat bëjnë me dije se brenda ambienteve të lokalit “De sharm” një person rreth 40 vjeç është qëlluar disa herë me thikë nga 2 persona, të cilët kanë qenë në të njëjtën tavolinë.

Të njejtat burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën që ndodhi ngjarja.

Ndërkohë që policia është munduar të fshehë ngjarjen pasi nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me ngjarjen.

Read Previous

Një arrestim, disa pyetje dhe po kaq spekullime

Read Next

Rama nën hetim në SHBA për takimet e padeklaruara/ BIRN: Fuga hedh poshtë akuzat pa iu përgjigjur pyetjeve