Nis heqja e dyerve të blinduara nga selia e PD

Partia Demokratike ka filluar heqjen e dyerve të blinduara nga ambientet e saj.

Siç shihet nga fotoja e mësipërme, teknikët kanë filluar heqjen e dyerve të hekurit, të cilat u vendosën më datë 6 janar, vetëm dy ditë para protestës së 8 janarit.

Nis heqja e dyerve të blinduara nga selia e PD

Blindimi i PD-së me dyer çeliku ishte bërë temë diskutimi dhe debati më i fundit ishte ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Kryesisë, ku një pjesë e deputetëve kërkuan fillimisht heqjen e dyerve të blinduara me qëllim dhënien e një mesazhi pozitiv për ribashkimin e partisë.

PD ka filluar të diskutojë për ribashkimin mes deputetëve që mbështetën Bashën dhe atyre që mbështetën Berishën duke krijuar edhe një grup negociator që i “shkon fjala” në të dyja grupet.

Pak ditë më parë, Lulzim Basha hoqi dorë nga drejtimi i partisë duke vënë në krye përkohësisht Enkelejd Alibeajn./Tpz

Read Previous

Grida Duma përgënjeshtron Alibeaj: “Nuk ka pasur një dakordësi të grupit parlamentar. Nuk ka kushte kur kërkohet bashkim”

Read Next

Berisha : Mbajtën sekret gripin e pulave/ Kjo do jetë pranvera e protestave të mëdha