Berisha : Mbajtën sekret gripin e pulave/ Kjo do jetë pranvera e protestave të mëdha

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në Kuvend se  me këtë qeveri, vendi kalon nga kriza në krizë.

Berisha akuzoi qeverinë se mbajti sekret gripin e pulave, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

“Së fundmi na sollën edhe gripin e pulave, sepse mbajnë sekret qeveritar një sëmundje, e cila duhet të deklarohet kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht se përbën problem edhe për rajonin. U deklarua vetëm kur u sakrifikuan miliona pula.

Po njerëzit? Apo le të vdisnin mjafton që të ruhej reputacioni i qeveritarëve,” tha Berisha.

Në fund të fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve për protesta, duke e shpallur këtë pranverë, “si pranvera e protestave të mëdha”.

“E mbyll këtë fjalë duke u bërë thirrje qytetarëve që kjo pranverë, të jetë pranvera e protestave të mëdha”.

©kumtari.al

Read Previous

Nis heqja e dyerve të blinduara nga selia e PD

Read Next

FOTO/LAJM- Partnerët dhe investitorët strategjikë në Shqipëri