Grida Duma përgënjeshtron Alibeaj: “Nuk ka pasur një dakordësi të grupit parlamentar. Nuk ka kushte kur kërkohet bashkim”

Deputetja demokrate, Grida Duma, në një deklaratë për mediat, përgënjeshtroi kreun e grupit parlamentar të PD, duke u shprehur se nuk ka pasur një dakordësi në grupin parlamentar për rezolutën ku u kërkua tërheqja e Sali Berishës.

“Nuk ka pasur një dakordësi të grupit parlamentar. Nuk e pranoj të thuhet se është qëndrim i grupit parlamentar. Ne e kemi lënë që vendimi i grupit të ishte i dakordësuar me 99 përqind. Vendim grupi, ku nuk është gjysma e grupit parlamentar, nuk ka.

Nuk ka kushte kur kërkohet bashkim. Kushte në negociata nuk mund të ketë. Negociata prodhon rrethanat e reja dhe rrethanat e reja prodhojnë bashkimin.

Duhet bërë një bisedë e gjerë, ku mund të diskutohen të gjitha. Negociatat nuk nisin me përjashtim. Qëndrimin tim do e bëj të ditur, por di që arti i negociatës nuk nis as me kushtëzime paraprake, as me përjashtime paraprake,” tha Duma.

©kumtari.al

Na ndiqni ne Facebook në  Kumtari.al/News

Read Previous

Përplasje në Kuvend/ Tritan Shehu: I ashtuquajturi kreu i grupit parlamentar demokrat nuk më ka vënë në listë për debat

Read Next

Nis heqja e dyerve të blinduara nga selia e PD