Nga janari, bashkë me kolaudimin do të kontrollohet edhe kilometrazhi i automjeteve

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar shërbimin e ri që do t’iu ofrohet drejtuesve të mjeteve duke filluar nga muaji janar i vitit 2022.

Sipas DPSHTRR-së, së bashku me kolaudimin e makinave do të bëhet edhe matja e kilometrazhit pa pagesë. Çka nënkupton dokumentimin e kilometrazhit duke mos lejuar spekulimet që mund të ndodhin në treg dhe do të frenojnë lejimin e mjeteve të tejamortizuara.

Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real.

Postimi i plotë:

Tjetër RISI nga DPSHTRR!

Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë PA PAGESË e shërbimit! Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara!

KUJDES: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit! Mjeteve rrugore që rezultojnë me ULJE KILOMETRAZHI do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi!

Read Previous

Covid: OBSH paralajmëron, Evropa edhe një herë në epiqendër të pandemisë

Read Next

Robert Aliaj Dragot: Po jetojmë një epokë ku LGBT po i imponohet shumicës absolute