Robert Aliaj Dragot: Po jetojmë një epokë ku LGBT po i imponohet shumicës absolute

Artisti i mirënjohur Robert Aliaj, i cili njihet për komunikimin e tij të drejtëpërdrejtë ka rihapur një polemikë, e cila duket se nuk ka fund; raportet agresive të shkëmbimit të pikëpamjeve në lidhje me tezat dhe qëllimet ndaj familjes së komunitetit LGBT.

Më poshtë shënimi i Robert Aliaj Dragot:

Është e paimagjinueshme që po jetojmë një epokë me bythë përpjetë, ku një minoritet absolut po i imponohet maxhoritetit absolut. Kujtoj kërcënimin e një pastori live në televizionin Top Channel.

Ka një tendencë të tmerrshme në rritje që kushdo që ka një pikëpamje të kundërt ndaj këtyre fenomeneve të mbështetura nga LGBT (të politikave identitare gjinore, mohimit të mëmësisë apo atësisë, imponimit të dhunshëm të një modeli degradues shoqëror) të denigrohet, të atakohet dhe të quhet racist, ksenofob ose më keq. Çdo formë e debatit racional është bërë e vështirë nëse jo e pamundur, më keq se në diktaturë.

Ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm. Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.

Është kjo luftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni ju dakord me komercializimin e fëmijëve, konvertimin e tyre në mall, apo që shumë shpejt të keni mundësi të blini fëmijë në supermarket sipas nevojave të secilit?

Read Previous

Nga janari, bashkë me kolaudimin do të kontrollohet edhe kilometrazhi i automjeteve

Read Next

Drama “Kapterr Behari” në skenën e teatrit Metropol