Motivuese / Mekaniku anglez del në pension pas 75 vitesh punë në të njëjtën kompani

Një mekanik 90-vjeçar, i cili thotë se vazhdoi të punojë sepse puna e mbante gjallë dhe në formë, ka dalë në pension pas 75 vitesh punë në të njëjtën kompani.

Bryan Webb filloi në Vauxhall si praktikant në vitin 1946, kur hyri në zyrë për të pyetur nëse kishin ndonjë punë.

Kolegët e tij i dhuruan atij një çelës ceremonial dhe zbuluan një pllakë për nder të tij të mërkurën.

Ai tha se do t’i mungonte puna, por mezi priste të pinte një filxhan çaj dhe të flinte pasditeve.

Z. Webb filloi karrierën e tij si praktikant mekanik dhe mori role të ndryshme përpara se të kalonte 34 vitet e fundit si administrator garancie.

Ai tha se kur shkoi 65 vjeç, pranoi të qëndronte “për disa vjet të tjera, dhe qëndroi 25”.

“Gjithmonë kam menduar se nëse vazhdon të punosh, kjo të mban të ri. Puna të mban në lëvizje, të zgjon në mëngjes për të dalë,” tha ai për BBC.

kumtari.al

Read Previous

Pallati i Aleksandrit, aty ku jetoi Cari i fundit

Read Next

Emiliano Sala / Dënohet David Henderson organizatori i fluturimit fatal