MM bën përditësimin informacionit për vatrat e zjarrit aktive në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes raporton se të dhënat më të fundit nga terreni flasin për një normalizim të situatës së zjarreve në 10 vatra problematike të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit.

Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës.

qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.

Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj.

Me një punë të përqendruar prej 2 ditësh të forcave zjarrfikëse, efektivëve të FA e punonjësve të emergjencave civile u arrit të izolohej zjarri në Orosh të Mirditës.

Vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjës.

Read Previous

Mblidhen deputetët e PD të mbetur në mes. Partinë e ka Berisha, çfarë do bëjmë. Salianji kërkon bashkimin me Berishën

Read Next

Huliganët boshnjakë krijojnë trazira në Tiranë pas ndeshjes