Mblidhen deputetët e PD të mbetur në mes. Partinë e ka Berisha, çfarë do bëjmë. Salianji kërkon bashkimin me Berishën

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë mbledhur pasditen e sotme në një nga hotelet e Tiranës. Mesohet se në takim janë 23 deputetë që njihen si “mbështetës” të ish-kryetarit Lulzim Basha.

Mediat raportojnë se në takim po marrin pjesë Kreshnik Çollaku, Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Helidon Bushati, Andia Ulliri, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Arbi Agalliu, Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Eralda Bano, Merita Bakiu, Kastriot Piroli, Ferdinand Xhaferraj, Emilia Koliqi, Seladin Jakupllari, Zheni Gjergji, Dashnor Sula dhe Grida Duma.

Sipas të njëjtave burime iniciatorë të këtij takimi kanë qenë deputetët Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha. Ata u kanë kërkuar kolegëve të japin mendime se si duhet të sillen tashmë që duket se Sali berisha ka marrë të gjitha “frenat” e PD-së. Mediat raportojnë se deputeti Ervin Salianji, ka kërkuar bashkimin me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai është shprehur se deputetët demokratë duhet të ulen të gjithë së bashku. “Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike” – mësohet të jetë shprehur Salianji. Një pjesë e deputetëve mori pjesë edhe në protestën e 7 korrikut edhe pse ajo ishte thirrur nga Berisha.

Read Previous

Si u shkatërrua Sri Lanka nga idetë e George Soros

Read Next

MM bën përditësimin informacionit për vatrat e zjarrit aktive në Shqipëri