Huliganët boshnjakë krijojnë trazira në Tiranë pas ndeshjes

Fundi i ndeshjes mes Tiranës dhe Zrinjski Mostar në Conference League, fituar nga boshnjakët 0-1 ka ndezur gjakrat mes tifozëve në stadiumin “Arena Albania”. Nëse brenda impiantit sjellja ishte korrekte, jashtë stadiumit ata mezi kanë pritur të konfrontohen mes tyre. Policia ka qenë e gatshme të ndërhyjë, ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i tifozëve ndaj tyre.

Ndoshta të ndikuar nga pjesëmarrja e madhe e tifozëve boshnjakë në këtë transfertë, tifozeritë e dy skuadrave janë konfrontuar përpara stadiumit. Dy grupimet janë gjendur përballë njëri tjetrit dhe kanë nisur përplasjen fizike. Policia ndërhyri në ato momente për të qetësuar situatën, por përplasja i ka përfshirë edhe forcat e rendit: flitet për një efektiv të plagosur. Gjithësesi, situata është vënë nën kontroll, me shoqërimin e disa ultrasve boshnjakë, që ishin edhe iniciatorët e konfliktit.

Read Previous

MM bën përditësimin informacionit për vatrat e zjarrit aktive në Shqipëri

Read Next

Temperaturat e larta/ Pamje të frikshme nga zjarret në qendrat e banuara në Londër