Meta: Po të ishte dëgjuar Presidenti, nuk do ishim këtu ku jemi sot

Teksa pritet opinioni i Venecias për çështjen e shkarkimit të presidentit, për të cilin është votuar në Kuvend, Ilir Meta ka dhënë një koment nga Pogradeci, aty ku ka marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”.

Kreu i shtetit është shprehur se në Venecia nuk ka asnjë çështje për Presidentin, pasi ai e ka quajtur atë politike.

Meta deklaroi para gazetarëve se ndihet krenar që ka mbrojtur Kushtetutën e vendit.

“Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për presidentin. Ajo çështje është politike. Nuk jam i shqetësuar, jam krenar pët gjithë veprimtarinë time në mbrojtje të Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore për të patur sot një situatë aspak të dëshirueshme.

Negociatat tashmë duhet të ishin hapur, në rast se do dëgjohej presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese, u shpreh Presidenti Meta.

Meta u pyet edhe për  “Foltoren” e Berishës.

“Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të kenë debatet e tyre në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese. Siç e keni kuptuar demokracia në këto 3 dekada ka uljet e ngritje e saj edhe brenda grupimeve politike”.

Read Previous

“Marksizmi Amerikan” i Mark Levin shet më shumë se 1 milion kopje/ është libri kryesor jo -thriller i vitit 2021

Read Next

Foto/lajm