Me armë dhe me maskë, vajza e re del natën rrugëve dhe tmerron banorët e Lezhës

Një ngjarje e pazakontë ka shqetësuar banorët e Lezhës.  Prej disa ditësh tashmë, banorët ankohen se një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet, del në orët e vona të natës me armë zjarri në dorë.

E reja shëtit me armën e ftohtë duke e lëvizur sa lart e poshtë, në një prej lagjeve të Lezhës.

Vajza ‘maskohet’ me një xhup të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me kapuçin e vënë në kokë. Pasi ecën disa hapa nxjerr armën nga xhepi dhe fillon të lëvizë dorën për lart, ndalon një moment dhe më pas ul armën e nis të eci sërish.

Fatmirësisht në rrugë nuk ndodheshin njerëz të tjerë, ndërsa pamjet janë tejet shqetësuese për banorët e zonës./Fax Web

Read Previous

Sondazhi i CNN: Tre nga katër të rritur mendojnë se Facebook po e përkeqëson shoqërinë

Read Next

Shiten të gjitha biletat për Angli-Shqipëri, 90 mijë tifozë në Wembley