Mbyllja e kopshtit “Zubejde Hanim”/ Nëna e vogëlushit: Do mbetet traumë për fëmijët

Nëna e një vogëlushi të kopshtit “Zubejde Hanim”, që u mbyll pas vendimit të MAS, duke folur live në edicionin e lajmeve në MCN Tv ngriti shqetësimin mbi të ardhmen e fëmijës, dhe aspektin psikologjik të tij.

Nëna tha se fëmija i saj do ta ketë traumë humbjen e mësuesve dhe bashkëmoshatarëve. Po ashtu ajo i bëri thirrje trupit gjykues që të veprojnë si prindër dhe me dorë në zemër.

Jemi njoftuar nga drejtoria e institucionit që ka ardhur një masë për heqjen e licencës. Por logjikisht do duhej të merrej një masë administrative, të gjobitej dhe pastaj të arrihej në heqjen e licencës. Ku do shkojnë këta vogëlushë?! Ku do studiojnë? Mua nesër më duhet të marr djalin dhe të bredh nëpër Tiranë për të gjetur një institucion! Sado të punoj unë si prind atij do t’i mbetet një traumë në jetë. Do humbi mësuesit, shokët. I them drejtësisë, mendoni sepse ndoshta edhe vet ju do jeni njerëz të denjë. Nëse ndonjëri do jetë prind të reflektojë si prind. Në lagjen ku unë banoj është vetëm një shkollë publike me dy klasa parashkollorë dhe regjistrimet janë mbyllur. Ky fëmijë ku do shkojë? Do frekuentojë një kopsht privat? Unë nuk e çoj dot sepse orari im i punës është i tejzgjatur. Ku do qëndrojë?! Do marr një dado të lë fëmijën në shtëpi?! Unë si prind jam i shqetësuar si prindërit e tjerë. Vërtet si prind nuk pata mundësi të arsimohesha në këto institucione, por po bëj të pamundurën për fëmijën tim. Do ishte mirë të merret një vendim me dorë në zemër. Ai trup gjykues të vendosë si prind”.

Read Previous

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Rusi, shumë të vdekur

Read Next

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e ‘Turgut Ozal’ për pezullimin e vendimit