Sulm me armë zjarri në një shkollë në Rusi, shumë të vdekur

Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm me armë në një shkollë ruse. Hetuesit bëjnë të ditur se pesë fëmijë ishin në mesin e viktimave në qytetin e Izhevskut.

Numri i raportuar i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë ruse është rritur në të paktën 13. Në mesin e të vrarëve janë edhe shtatë fëmijë, thonë autoritet e Komitetit Kombëtar për Hetime. Ministria e Brendshme e Republikës Udmurtia fillimisht foli për gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur në qytetin e Izhevsk. Por autoriteti hetimor konfirmoi se deri tani janë numëruar edhe 21 të plagosur, 14 fëmijë dhe gjashtë të rritur.

Komiteti hetimor konfirmoi informacionin nga Ministria e Brendshme ruse, sipas të cilit autori i dyshuar për këto vrasje ka kryer vetëvrasje. Policia ka gjetur trupin e tij.

Guvernatori përgjegjës, Alexander Brechalov u shpreh në një video dukshëm i prekur. Një “person i paidentifikuar” hyri në shkollën numër 88 në Izhevsk. Pasi vrasësi vrau një roje sigurie, ai hapi zjarr në ndërtesën e shkollës, kryesisht ndaj fëmijëve./DW

Read Previous

“Rama, vasal i shpifur Erdoganit!”/ Berisha thirrje qytetarëve të mbështesin protestën e nxënësve të kolegjit

Read Next

Mbyllja e kopshtit “Zubejde Hanim”/ Nëna e vogëlushit: Do mbetet traumë për fëmijët